Çfarë lideri është Lulzim Basha për Enkelejd Alibeajn?

Enkelejd Alibeaj ka një përcaktim, për kryetarin e  DP Lulzim Basha. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  i pyetur se çfarë lloj lideri është ai, Alibeaj tha se Basha është një politikan normal dhe i bërë vetë.

-Zoti Alibeaj, çfarë lideri është zoti Basha?

-Njeri normal.

-Po çdomethënë njeri normal? Njerëzit kanë nevojë për një njeri të veçantë.

-Njeri të veçantë mbani Edi Ramën. Njeri me probleme. I veçantë në këtë kuptim, hero në këtë kuptim, ekstravagant në këtë kuptim, njeriu me probleme te mëdha psikologjike, unë besoj që e bën të veçantë. Lulzim Basha është njeriu i cili siç unë dhe shumë të tjerë në vitin 1992 doli për liri dhe demokraci. Ndoqi rrugën e arsimit jashtë vendit, i cili ka bërë një karrierë të vetën, është bërë me duart e veta.

-Kjo është e diskutueshme.

-Të ta garantoj unë. Njeriu i bërë vetë, me duart e veta jep garanci.

-Edi Rama është i bërë vetë.

-Jo, jo, jo! Për Edi Ramën ta them unë se si është bërë. Lulzim Bashës si shumë të tjerë, edhe mua, anëtarë të KOP-it na dha një mundësi dhe ky është vërtet një akt për të cilën falënderimi ndaj Sali Berishës është i pafund, por pjesa tjetër pastaj është pjesë që duhet ta bësh vetë./Fjala.al/Ke.Ba