E spiunojnë klientët, kapet shpërndarësi i drogës në Laprakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri është kapur me dhjetëra doza lëndë narkotike gati për tu shpërndarë, gjatë operacionit të koduar “Lapraka”, pas “spiunimit” nga dy klientë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, efektivët e policisë Tiranë bënë arrestimin e O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Po në kuadër të operacionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. L., dhe E. Sh.

Hetuesit morën informacion se 24-vjeçari O. N., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe kontrollet në zonën e Laprakës, u konstatuan shtetasit R. L., dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar kanabis sativa.

Gjatë marrjes në pyetje, të dyshuarit janë shprehur se ja shiste një person i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga policia si O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar 24-vjeçari. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Ndaj tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV