Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj do jetë i ftuar sot në 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në “FJALA TV”.
Enkeled Alibeaj është anëtari i kryesisë së kësaj partie dhe një nga politikanët më të rëndësishëm të saj. Ai do pyetet sot për përgatitjet e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Për arsyet përse duhet ta votojnë këtë parti dhe për organizimin strukturor të kësaj partie.
Alibeaj pritet ti japë përgjigje pyetjes nëse PD do I njohë zgjedhjet në rast se humbet, nëse kryetari Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD nëse kjo parti humbet por edhe për pozicionin e zotit Berisha në këtë parti.
Ndiqni sot LIVE në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, Facebook dhe Youtube.
La.Mi/Fjala.al