“FBI shqiptare”/ Zbardhet formula si do funksionojë BKH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë afat deri më 29 shtator të dorëzojnë formularin e aplikimit.

Së fundmi është zbardhur struktura e të ashtuquajturës “ FBI-ja shqiptare ”, testimet që duhet të kalojnë gjatë rekrutimit përfshirë, testin e poligrafit.

Për t’u bërë hetues i Byrosë kombëtare të hetimit në formularin e aplikimit kërkohen informacione tejet të detajuara. Aspirantët duhet t’i përgjigjen saktë formularit me 6 faqe dhe 7 pjesë si dhe duhet ta dërgojnë me anë të postës elektronike jo më vonë se data 29 shtator.

Por, kjo do të jetë vetëm faza e parë. Kandidatët më pas duhet të kalojnë, testin e arsyetimit logjik, aftësisë fizike, shkruajtjen e eseve, intervistën e strukturuar dhe procesin e verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Por, hetuesit e FBI-së shqiptare duhet të bindin edhe ne testin e Poligrafit apo siç njihet ndryshe “makina e së vërtetës”, ku pak muaj më parë në Shqipëri u certifikuan ekspertët e parë.

Por cila do të jetë struktura e BKH-së? Zëvëndësdrejtori i saj do të emërohet nga Aida Hajnaj, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

BKH-ja do të ketë edhe një njësi operacionale si dhe staf administrativ. Oficerët e mbikëqyrjes do të jenë ata që do të monitorojnë gjatë gjithë kohës komunikimet elektronike dhe llogaritë bankare të gjithë pjesëtarëve të gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme dhe punonjësve të vetë BKH-së.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV