I dënuar me burgim të përjetshëm, El Chapo deklaron: Varësia ime janë gratë, s’kam varësi tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Bossi meksikan “El Chapo” baba i shumë fëmijëve: Varësia ime e vetme janë gratë.

I dënuari i përjetshëm, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, bosi i drogës së kartelit meksikan ka treguar varësinë e tij të madhe që ka për gratë.

‘Daily mail’ ka shfaqur disa nga zbulimet që dolën në pah gjatë një interviste mes të dënuarit dhe kriminologes, Mónica Ramírez Cano.

Pyetjet drejtuar bosit të drogës lidheshin kryesisht me varësitë e tij në jetë.

Përgjigja e tij lidhur me varësinë më të madhe që ka në jetë ishte: “S’kam asnjë varësi tjetër, varësia ime e vetme janë gratë”.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán njihet për arratisjet e tij të jashtëzakonshme nga burgu dhe rrjetin e tuneleve që ndërtoi për të kontrabanduar drogë në Shtetet e Bashkuara.

63-vjeçari thuhet se është martuar katër herë.

Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë, përfshirë César, Iván Archivaldo, Jesús Alfredo dhe Alejandrina Giselle.

Ai më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të.

Martesa e tretë e El Chapo erdhi në mes të viteve 1980 kur ai lidhi lidhjen me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.

Martesa e tij e katërt dhe e fundit erdhi në vitin 2007 kur ai i tha po ish-mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht 2011 solli në jetë vajzat binjake të çiftit, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

Të gjitha këto martesa të El Chapo-s e kanë bërë baba të plot 23 fëmijëve. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV