Mos-mbajtja e maskës/ Ministria e Brendshme: Vendosen 391 dënime

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka nisur me shqiptimin e gjobave ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë maska.

Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë konstatuar 391 shkelje.

Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19./Er.Ke/Fjala.al/