Në kërkim nga drejtësia, kush janë dy shqiptarët e ekstraduar nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpol Tirana vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

Falë bashkëpunimit me Interpol Roma janë ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 10.05.2019, shtetasi G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i këtyre shtetasve nga Italia drejt vendit tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me...

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej...

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë...

Një fjalëkalim i dobët rrëzon një kompani 158-vjeçare dhe la pa punë qindra njerëz

Një gabim i vetëm, një fjalëkalim i pambrojtur, dyshohet se është bërë shkaku i shkatërrimit të një kompanie britanike me një histori prej 158...

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV