Në vitin 1920 Shqipëria lindi për së dyti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ardian Ndreca (shkrimi i paredaktuar)

Me 13 qershor Avni Rustemi vrau në Paris anmikun ma të madh të integritetit territorial të vendit.
Komisioni i Luftës me Qazim Koculit e Qazim Kokoshin përzuni italianët në luftën e Vlorës.
Elez Isufi sulmoi dhe nxori jashtë serbët në zonën e Dibrës.
Ahmet Zogu me Xhemal beg Bushatin, Sulço beg Bushatin, Maliq Sokolin zmbrapsën jugosllavët në Luftën e Koplikut.
Hasan Prishtina e Bajram Curri nxitën me forcë lëvizjen në Kosovë.
Në të gjitha frontet shpëtoi tanësia e kufijve të Shqipnisë.

Me 9 nandor 1920 Konferenca e Ambasadorëve i njohti Shqipnisë kufijt e vitit 1913, me 17 nandor 1920 vendi ynë u ba antar i Lidhjes së Kombeve.
Në Shkodër s’u kujtue kush për Luftën e Koplikun, as në Dibër për atë të Elez Isufit me shokë.

Fatmirsisht u kujtuen për Luftën e Vlorës. Por, ka ardhë koha me i ikë do interpretimeve që metodologjia historike marksiste rranjosi me dekada, roli i masave në luftë dhe heshtja ndaj të gjithë atyne që ma vonë nuk u rreshtuen me komunistat.

Lufta e Vlorës ka qenë e mirëorganizueme, ka pasë nji Komision Lufte, kryetarë çetash, pse ndryshe nuk do të kishin mbërrijtë me mposhtë nji ushtri me trupa elitare, siç ishin arditët.

Asht e padrejtë me vijue mos me përmendë edhe sot emnat e Qazim Koculit, Qazim Kokoshit, Hasan Hysos, Selman Hysenit, Hamit Selmanit, Duro Shaskës, Hysni Shehut, Osman Haxhiut, Sali Muratit, Shero Eminit, Ahmet Lepenicës, Said Toptanit etj.

Ajo luftë nuk asht fitue me akte trimnije individuale por me organizim dhe strategji ushtarake.
E kur bahet fjalë me kujtue njerzit e thjeshtë, ushtarët e panjohun të asaj lufte më pëlqen me kujtue nji djalosh për të cilin shkruen Ago Agaj në kujtimet e tija:
“Në rrëzë të një ulliri të vjetër u përpoqëm me një burrë të panjohur, pas veshjes i Mesaplikas, i cili i plagosur në gjoks kërrusej e drejtohej herë pas here nga dhëmbjet po zë nuk nxirte. Vrapuam pranë tij por s’kish mundësi t’a ndihmonim as neve as mjeku më i math i botës.

Lexo edhe :  Ose 'berishizmi' largohet përfundimisht nga PD, ose 2029 na sjell Monarkinë

-Mbahu or mik se kështu e kanë burrat dhe hidhe mendjen te Zoti – i tha Resuli. Na shikoi të dyve qetësisht në sy dhe na tha: “Im gjysh e im atë po kështu kanë vdekur, po lanë djem pas vetiu. Une s’lë njeri pas.”

Dhe pasi u mbloth e u ç’mbloth dy tri herë filloi prapë: “Punë e madhe, le të rrojë Shqipëria”.
U trondit dhe njëherë tërë trupi, u pështet mirë për ulliri dhe dorëzoi shpirtin e tij trim”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Lajme të tjera

Web TV