Rusi/ Do prodhohen rreth 2 milionë doza në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Rusi, vullnetarët kanë testuar vaksinën, dhe Rusia zotohet të prodhojë rreth 2 milionë doza në muaj.

Ditën e mërkurë Moska lajmëroi fillimin e vaksinimit në masë tek vullnetarët. Qeveria e Moskës dhe Instituti ‘Gamaleya’ ftoi të gjithë banorët të bëheshin pjesëmarrës për një regjistrim të testimeve klinike për vaksinën e Covid- 19 “Sputnik V”

Departamenti i Shëndetit në Moskë tha në një deklaratë se rreth 40.000 njerëz do të mund ta marrin falas vaksinën.

Vaksina ‘Sputnik V’ administrohet në dy doza, ku secila bazohet në një vektor të ndryshëm që normalisht shkakton gripin e zakonshëm tek njerëzit.

Rusia deklaroi se deri në fund të vitit do të prodhojë afërsisht 1.5 deri në 2 milionë doza në muaj, duke e rritur gradualisht prodhimin deri në 6 milionë doza në muaj.

Javën e kaluar disa mjekë ishin ndër të parët që u testuan për vaksinën e COVID-19.

Ndërkohë Rusia po zhvillon gjithashtu një vaksinë të dytë për coronavirusin. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

Lajme të tjera

Web TV