Trajneri Brdariç: Vllaznia është në rrugë të mbarë, jemi gati për nisjen e sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri gjerman i kuqebluve dhe futbollisti i Teutës, Rustem Hoxha, analizojnë miqësoren. Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, është shprehur i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij në miqësoren e enjtes ndaj Teutës, ku shkodranët triumfuan me rezultatin 1-0. Duke folur pas ndeshjes trajneri kuqeblu vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij përtej fitores

“Jemi në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, prandaj, për momentin nuk më intereson rezultati, por ndërtimi i ekipit, – tha Brdariç. – Ishte një test pozitiv. Në çdo kohë shikojmë për futbollistë të mirë. Më interesojnë gjithmonë lojtarët e mirë. Më intereson që të stërvitemi në nivel më të lartë. Këta lojtarë që kemi t’i çojmë në një nivel më të lartë.”

Për gjermanin e stolit shkodran, skuadra do të jetë gati për nisjen e kampionatit. “Për momentin askush nuk e di kur do të fillojmë kampionatin. Do vazhdojmë stërvitjen me një rritëm të lartë. Patjetër që do të jemi gati për startin e sezonit. Nuk më intereson fare çfarë ka ndodhur më përpara. Më intereson vetëm ekipi aktual. Jam 100 % i sigurt që do të jemi gati për kampionatin.”

Ndërkohë, pas ndeshjes ka folur edhe futbollisti i Teutës, Rustem Hoxha, i cili tha: “Në këto ndeshje nuk ka shumë rëndësi rezultati. Mendoj që zhvilluam një ndeshje të mirë, jo aty ku e donim, por pozitive. Grupin e kemi shumë të mirë. Afrimet e reja janë lojtarë cilësorë dhe pozitivë si njerëz. Gjithçka po shkon shumë mirë. Çdo humbje është disfatë pavarësisht ndaj kujt luan”, – përfundoi mbrojtësi durrsak.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Klauzola vlen 15 ditë: ylli i Barcelonës “del në shitje” me kosto 65 mln euro

Nga data 1 korrik deri më 15 korrik, mbrojtësi Araujo mund të largohet nga Barcelona për "vetëm" 65 mln...

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV