Zyrtare, Vettel te Aston Martin në 2021-in!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Vettel do të vazhdojë të garojë në Formula 1 por tashmë me skuadër të re. Katër herë kampioni i botës do të bashkohet me ekipin e riemëruar Aston Martin vitin e ardhshëm.

33-vjeçari shkëputi marrëdhëniet në fillim të këtij viti me ekipin e Ferrarit, të cilët vendosën të mos i ofronin një kontratë të re gjermanit. Nga ana tjetër, Aston Martin shprehet se afrimi i Vettel ishte një deklaratë e qartë e ambicies së ekipit.

“Është një aventurë e re për mua, me një kompani vërtetë legjendare makinash,” tha Vettel, i cili zëvendëson Sergio Perez.

Në deklaratën e Aston Martin thuhet se Vettel ka nënshkruar me ekipin për vitin 2021 e më tej, por nuk është konfirmuar kohëzgjatja e kontratës, ndërsa pritet që gjermani të ketë nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare.

“Jam jashtëzakonisht krenar të them se do të garoj me Aston Martin në 2021. Kam qenë i impresionuar me rezultatet që ekipi ka arritur këtë vit dhe besoj se e ardhmja duket edhe më e ndritshme.

Energjia dhe angazhimi i Lawrence në këtë sport është frymëzuese dhe besoj se mund të ndërtojmë diçka shumë të veçantë së bashku.”-shprehet gjermani i cili thekson se nuk i mungojnë energjitë për garat që e presin.

“Unë ende kam shumë dashuri për Formula 1 dhe motivi im i vetëm është të garoj në krye. Të arrish një gjë të tillë me Aston Martin do të jetë privilegj i madh.” -përfundon ai.

Fj.Ak./Fjala.al

Të fundit

“Goditje” për Trump! Moody’s ul vlerësimin e kreditit të SHBA

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka ulur vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nga niveli Aaa në Aa1,...

Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Kafeja pëlqehet nga miliona njerëz në të gjithë botën për shijen e saj dhe aftësinë për të rritur nivelet e energjisë. E megjithatë ajo mund...

Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar...

PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për nisjen e numërimit të votave nga Greqia

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një ankim ndaj vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili...

Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, kanë...

Lajme të tjera

Web TV