11 Shtator 1971/ Vdes ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi, një nga figurat më të rëndësishme të Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta më 11 shtator 1971, në moshën 77-vjeçare.

Hrushovi qe një adhurues i hershëm i kauzës komuniste, por ngjitja e tij në pushtet filloi në vitet 1930. Besnikëria ndaj udhëheqësit sovjetik, Josif Stalin, i shërbeu atij gjatë atij 10-vjeçari të trazuar, kur shumë udhëheqës të tjerë u vranë.

Pas luftës, Stalini e provomoi në nivelet më të larta të partisë dhe qeverisë. Kur Stalini vdiq në vitin 1953, shumë vëzhgues jashtë Rusisë mendonin se nuk kishte shumë gjasa që Hrushovi i padobishëm dhe i paarsimuar, të mbijetonte pa mentorin e tij politik.

Megjithatë ai i zhënjeu të gjithë në këtë aspekt, dhe përmes një sërë aleancash me të tjerët, në parti dhe ushtri, arriti të zhdukë çdo kundërshtim ndaj pushtetit të tij në vitin 1955.

Duke u ndjerë i plotfuqishëm, në një fjalim të vitit 1956 përpara Kongresit të Partisë Komuniste Sovjetike, e denoncoi kultin e Stalinit, dhe taktikat brutale të policisë së tij sekrete.

Hrushovi habiti shumë nga kolegët e tij dhe vëzhguesit perëndimorë, kur filloi të fliste për idenë e “bashkëjetesës paqësore” me Shtetet e Bashkuara. Ai filloi të zbuste disi kontrollin shtetëror mbi ekonominë, që ai besonte se kishte penguar zhvillimin e vendit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fiati, themelimi i një perandorie automobilistike italiane

11 korrik 1899 Më 11 korrik 1899, në qytetin industrial të Torinos, u themelua zyrtarisht kompania FIAT (Fabbrica Italiana Automobili...

Kroçiera gjigande ‘Nautica’ zbarkon në Durrës, sjell në Shqipëri 676 turistë

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e...

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Lajme të tjera

Web TV