A i vlejnë Ramës ndryshimet në qeveri para zgjedhjeve? Ja çfarë deklaron Roland Qafoku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku ka deklaruar sot se lëvizjet në qeveri që mund të bëjë kryeministri Edi Rama para zgjedhjeve të vitit 2021 mund të shihen si kabineti i mandatit të tretë, por jo ti shërbejnë për këtë mandat të dytë.

I ftuar në A2CNN, Qafoku theksoi se nuk do t’i vlente kryeministrit Edi Rama nëse do të bënte ndryshime në qeveri, por nuk është çudi.

“Edi Rama mund të flejë sonte më mendjen se nuk do të bëjë ndryshime në qeveri, por të nesërmen mund të çohet me mendjen se do të bëjë ndryshime në qeveri. Vendimin e di vetëm ai dhe për shkak të natyrës se si ai funksionon,  në Partinë Socialistë këtë nuk e di askush, por për çfarë do të jenë këto ndryshime.

A thua se për shtat muaj ato yjet e rinj të qeverisë do të bëjnë ndryshime të mëdha. Edi Rama mund të shpalli sot atë kabinet që ai mendon se do të qeverisë nëse merr mandatin e tretë, por jo që do bëjë ndryshime me këta që ka në mandatin e dytë.

Sepse ai i ka dy të hequr, por kush është ai që në 7 muaj do të përmirësojë Ministrinë e Arsimit sepse befas zonjës Shahini iu mërzit rruga Tiranë-Prishtinë dhe befas do të kthehet atje.

Duket si një lojë fjalësh dhe lojë fëmijësh dhe një lojë njerëzish të pjekur dhe njerëz të mataruar që kanë detyrën e lartë  të ministrit. Nuk do t‘i vlente kryeministrit Edi Rama nëse do të bënte ndryshime në qeveri, por nuk është çudi.

Edhe në gazetën “Fjala” që unë drejtoi në kemi bërë një speciale, sipas informacioneve se Edi Rama është duke u munduar seriozisht për të bërë ndryshime. Por a do të sjellin këto një impakt në qeverisjen n socialiste të 7 muajve që kanë mbetur?

Lexo edhe :  Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës –...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Lajme të tjera

Web TV