Akuzat e PD/ Reagon Braçe: Më nxirrni 1 demokrat që i kërkohet angazhimi në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike deklaroi se administrata publike nëpërmjet një formulari apo letre po shantazhohet dhe detyrohet që të angazhohet për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë ka reaguar Zv/kryeministri Erion Braçe. Braçe paralajmëron se skenarët kriminalë të shpikur duhen ndëshkuar sipas ligjit dhe nuk duhet të falen më.

Postimi i plotë:

“Shantazhi mbi administratën është vërtetë kriminal!

Prej mengjesit te sotem, duke nisur nga nje njeri qe shantazhon administraten vendore per perfitime banale kriminale edhe ne oborr te institucioneve dhe,

vijuar me nje udheheqes qe rikthen fuksat e partise se qemotit ne aktivitet ktiminal ndaj administrates kudo,

Partia e Lylit ka rritur trysnine kriminale, publike ndaj nepunesve te shtetit!

Sorollasin nje leter pa shenja identifikuese te cdo lloji,

te cilen mund ta bej kushdo,

pra edhe ata vete, si prove e angazhimit te administrates ne “nje skeme te vjedhjes se votes”;

Vecanerisht kur thone se kjo leter u eshte dhene keshilltareve bashkiake qe nuk jane “administrate”, por te zgjedhur politike me vote!

Si kjo leter gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje.

E sfidon partinë e Lylit të nxjerrë një pede-ist të vetëm në administratë-dhe ka shumë të tillë, të thotë që e ka thirrur një epror, i ka kërkuar dhunshëm angazhim me PS dhe i ka dhënë në dorë këtë letër!

Një pede-st të vetëm, publikisht!

Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;

Aktiviteti politik, partiak në zyreat e shtetit dhe në kohën e punës së përcasktuar nga ligji, është i ndaluar dhe çdo titullar do mbajë përgjegjësinë për çdo shkelje të këtij ligji!

Lexo edhe :  Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga partia e Lylit permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre;

Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton!

Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi!”, postimi i Braçe.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV