Cristiano Ronaldo një alien, por jo ndaj Shqipërisë!

Portugal's Cristiano Ronaldo (C) shoots the ball during the Euro 2016 qualifying football match between Albania and Portugal at the Elbasan Arena in Elbasan on September 7, 2015. Portugal defeated Albania 1-0. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Suedisë realizoi dopietë duke qëndruar vetëm 8 gola larg rekordit të Ali Daei, sulmuesi që ka shënuar 109 gola me Iranin.

CR7 i ka shënuar këto gola ndaj 41 përfaqësueseve të ndryshme duke mos patur mëshirë për skuadrat përballë. Megjithatë edhe një lojtar si ai ka skuadra ka plot 5 skuadra përfaqësuese të cilave nuk ka arritur t’u shënojë asnjë gol.

Bëhet fjalë për emrat e mëdhenj të futbollit botëror si Gjermania, Franca, Brazili e Anglia, ndërsa pesëshja kompletohet nga Kombëtarja shqiptare, ndaj të cilës Ronaldo ka luajtur katër herë dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Hera e parë që sulmuesi portugez u përball me kuqezinjtë ishte më 11 tetor të 2003-shit, në një sfidë miqësore të cilën luzitanët e fituan me shifrat 5-3, ndërsa krahas Ronaldos, në fushë ishte edhe Luis Figo.

Më pas Portugalia e Shqipëria u përballën në eliminatoret e Kupës së Botës 2010 në Portugali dhe sfida përfundoi në barazim 0-0, ndërsa u veçua një paraqitje e jashtëzakonshme e Kristi Vangjelit, që u shndërrua në hijen e Ronaldos. Në ndeshjen e kthimit, në qershor të 2009-ës, portugezët triumfuan 1-2 në “Qemal Stafa” me golat e Hugo Almeidës dhe Bruno Alves, ndërsa Ronaldo ishte sërish titullar, por pa arritur të shënojë.

Hera e fundit që portugezi ka luajtur kundër Shqipërisë ka qenë më 7 shtator të 2015-ës në “Elbasan Arena”, ku luzitanët fituan 0-1 falë një goli te Miguel Velosos në minutat shtesë, ndërsa edhe në këtë takim CR7 ishte titullar.

Pa.Va/Fjala.al