Konfliki me Rusinë/ Presidenti ukrainas telefonon Ramën: Mirënjohje ndaj tij

Presidenti ukrainas Zelensky ka telefonuar Kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për një zgjidhje paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai falënderon kryeministrin shqiptar që kupton përpjekjet e Ukrainës, teksa nga ana tjetër ndjen keqardhje që mungon e njëjta sjellje nga pala tjetër, Rusia. Po ashtu Zelensky ka shprehur hapur dëshirën për një armëpushim në zonën e luftës, Donbas.

Postimi i Zelensky

Mirënjohës ndaj Edi Ramës që kupton se sa përpjekje dhe guxim i kushton popullit ukrainas rruga drejt lirisë.

Ne gjithashtu ndjejmë keqardhje për mungesën e lëvizjes së ndërsjellë të palës së kundërt në këtë drejtim.

Faleminderit OSBE për mbështetjen dhe shpresojmë për armëpushim në Donbas.

 

Pa.Va/Fjala.al