Pas Voltana Ademit, Yuri Kim takon myftiun e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shkodër, diplomatja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë edhe në myftininë e Shkodrës ku është pritur nga imami Muhamed Sytari.

Ky i fundit në një postim në Facebook thotë se me Ambasadoren e SHBA-së ndanë mendime rreth besimit, dijes, urtisë e historisë, kulturës e trashëgimisë, vlerave të lirisë së besimit, shenjtërisë së jetës dhe respektimit të drejtave legjitime të tjetrit, kushdo qoftë ai.

“Shkodra, me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë” shkruan Sytari.

“U takuam dhe u ndamë në kufijtë e të bardhës, mesazheve të paqes e domosdoshmërisë së ruajtjes me dinjitet e krenari të besimit e fesë, urava që lidhin njerëzit e pjekur e vullnetmirë, dhe përkushtimit në rrugën e shërimit të lëngatave të mëdha që kanë pezmatuar shoqëritë e sotme njerëzore, atë shqiptare në veçanti” shton më tej ai.

Një ditë më parë Kim pati një takim me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për çiftet e reja

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk...

Cili është programi i ri i Bashkimit Europian për Shqipërinë?

Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme. BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare...

Ndalohen dy persona në Kosovë, mashtruan 10 ish-pjesëmarrëse në luftërat në Siri dhe Irak

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe një është liruar në procedurë të rregullt, teksa ata...

“Vdekja le të presë”, filmi që bën bashkë aktorët tanë legjendarë

Pas daljes nga burgu, Robi ribashkohet me grupin “Robi dhe Trinitrina” për t’u nisur me ta në një turne koncertesh në Shqipëri, Kosovë dhe...

Analisti Çupi: Në PD vjedhin njëri-tjetrin, e tregoi 11 maji

Analisti Frrok Çupi thotë se në PD, kandidatët për deputetë kanë vjedhur votat e njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi...

Lajme të tjera

Web TV