Sulmohet Biden, hakerat rusë tentojnë të vjedhin sekretet e fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania që menaxhon fushatën elektorale të kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka rënë pre e sulmeve të hakerave lidhur me qeverinë ruse.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon burime të informuara mbi çështjen. Konkretisht, hakerat kanë vënë në shënjestër një kompani me bazë në Uashington, e specializuar në fushën e komunikimit e që po punon me Biden dhe figura të tjera të Partisë Demokratike prej më shumë se dy muajsh.

Moska zyrtare vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në proceset elektorale të vendeve të tjera. Por agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dhënë alarmin për përpjekje të qeverive të ndryshme për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Përfaqësuesit e kompanisë, por edhe zëdhënësi i Biden kanë refuzuar kërkesën e “Reuters” për një koment. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar lajmin duke e cilësuar si të pabazë.

Kompania, që mbikëqyr kërcënimet dixhitale përmes sistemit të saj gjerësisht të përdorur Windows dhe shërbimeve Cloud, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e spiunazhit kibernetik.

Në vitin 2018, grupi ndërmori iniciativën Mbrojtja e Demokracisë, që synon mes të tjerash mbrojtjen e fushatave nga piratët informatikë.

Përpjekjet e fundit u denoncuan nga Microsoft, që identifikoi hakera të lidhur me qeverinë ruse si fajtorë të mundshëm.

Në vitin 2018, grupi ndërmori iniciativën Mbrojtja e Demokracisë, që synon mes të tjerash mbrojtjen e fushatave nga piratët informatikë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV