Ne nuk harrojmë kurrë…! Spitali psikiatrik i fëmijve në Tepelenë, Shqipëri- 1993

Armando Babani, një prej fotografëve më të njohur shqiptarë të pas ‘90-ës,  është syri i mprehtë që fiksoi rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha më 20 shkurt ’91.

Babani, fotoreporteri i cili aktualisht po punon për agjencitë e huaja mediatike,  gjithmonë ka ditur ta zgjedhi subjektin e fotove të tij dhe sot ka kthyer në vëmendje dhe kujtesë, përmes një fotoje që ka shpërndarë ne llogarinë e tij në facebook një nga çastet kur spitali psikiatrik i fëmijve në qytetin e Tepelenës  ka qenë në fokusin e aparatit të tij  fotografik në vitin e hershëm 1993.

Ai e shoqëron publikimin e këtij kujtimi të memorizuar me mbishkrimin: Ne nuk  harrojmë kurrë…! Spitali psikiatrik i fëmijve në Tepelenë, Shqipëri- 1993. Ru. Do/ Fjala.al