Policia greke hedh gaz lotësjellës në drejtim të migrantëve protestues në Lesbos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në ishullin grek të Lesbos hodhi gaz lotsjellës ndaj një grupi migrantësh të shtunën.

Migrantët kishin protestuar përgjatë rrugës kryesore që lidh qytetin ishullor të Mytilene dhe vendndodhjen e kampit të ri, i cili pritet të vendoset nga autoritetet pasi kampi Moria u rrafshua në fillim të kësaj jave.

Policia greke konfirmoi përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke thënë të Shtunën, “Përleshje në shkallë të vogël midis policisë dhe migrantëve protestues ndodhën sot më herët”.

Një gazetar në terren tha se migrantët ishin të zhgënjyer që ishin në kampe refugjatësh dhe duan të largohen nga ishulli, por qeveria greke tha se ata nuk do të “shantazhohen” për t’i zhvendosur ata.

Autoritetet greke thanë se zjarret në Moria duket se ishin ndezur qëllimisht pasi rregullat e karantinës u vendosën banorëve që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë.

Një protestuese po bërtiste me zemërim për keqtrajtimin e saj në kamp.

Migrantët po brohorisnin “Liri!” dhe duke mbajtur pankarta që shkruanin “pa çadër, pa Lesbos, pa Greqi”, “na duhet paqe dhe liri” dhe “Moria vret të gjitha jetët”.

Tensionet vijnë pas katër ditësh që kur u përfshi nga zjarret Moria, kampi më i madh i refugjatëve në Evropë, duke zhvendosur 13,000 njerëz, përfshirë mijëra fëmijë.

Refugjatët nga kampi kanë mbetur të pastrehë dhe të uritur pas zjarreve, disa flenë buzë rrugëve dhe pikave të karburantit ndërsa dhjetëra familje u strehuan në një varrezë aty pranë.

Drejtori i zyrës së Ministrit Grek të Migracionit, Konstantinos Kostakos, tha se autoritetet do të zhvendosin përkohësisht rreth 1,000 migrantë – veçanërisht ata në grupe të prekshme – në një anije që është ankoruar në Sigri, në anën perëndimore të ishullit./Er.Ke/Fjala.al/

Lexo edhe :  Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV