Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një ndërprerje totale të furnizimit me energji.

Sipas autoriteteve, vendi pësoi ‘black-out’ energjetik në të gjithë ishullin.

“Një majmun ra në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem,” u tha gazetarëve ministri i Energjisë Kumara Jayakody.

Incidenti ndodhi në një fshat në jug të kryeqytetit Colombo, tha ai. Energjia u rivendos në disa zona, me operacione që zgjatën afërsisht tre orë.

Ndërprerjet e fundit të mëdha të energjisë elektrike në ishull ndodhën në verën e vitit 2022. Kriza ekonomike që goditi vendin bëri që stacionet e karburanteve të boshatiseshin, duke i detyruar termocentralet të reduktonin prodhimin e energjisë elektrike./kb

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV