Llotaria amerikane/Rifillojnë përpjekjet për të marrë vizat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një shqiptare u bë fytyra e sfidës ligjore kundër vendimit të Administratës Trump për ngrirjen e vizave për fituesit e llotarisë amerikane
 

Nga Ruben Avxhiu

Vitin e kaluar Fatma B u bë një nga fatlumët e rrallë që fituan vizën amerikane mes miliona vetëve që mbushën formularin.

Shumë shqiptarë kanë ardhur nëpërmjet këtij procesi që zgjedh çdo vit 55,000 vetë nga e gjithë bota.

Fatma është e martuar me një vajzë trevjeçare. Ka një master dhe përvojë në administratë spitali. Gjatë këtyre muajve si bën të ditur agjensia e lajmeve Axios, ajo ka qenë e përfshirë në luftë kundër koronavirusit si dhe kundër qeverisë amerikane.

Në muajin maj, ajo kishte intervistën për vizë. Mirëpo shpërthimi i pandemisë anulloi datën e saj. Më pas, Presidenti Donald Trump vendosi ngrirjen e të gjitha vizave me bazë llotarinë amerikane.

Sipas ligjit, fituesit e këtij viti kanë deri në 30 shtator për të marrë vizën ose humbasin shansin e dhënë nga llotaria.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Fatma vendosi të luftonte këtë vendim. Disa avokatë e kanë përfaqësuar në këtë betejë ligjore.

“Imagjino të fitosh llotarinë dhe pastaj dikush të thotë se jo nuk mund të marrësh shpërblimin”, tha një prej avokatëve të saj për Axios.

Javën e kaluar një gjykatës federal urdhëroi Administratën Trump që të rifillojë vizat për programin e llotarisë përpara 30 shtatorit.

Fatma ka intervistën e saj javën që vjen. Mirëpo, edhe nëse ambasada ia jep vizën, hyrja e saj në kufi nuk është e garantuar për shkak të ndalimit në fuqi.

Duke përshkruar vajzën shqiptare, Qendra e Veprimit për Drejtësi në SHBA tha se ajo është dikush që mund të ndihmojë që nga dita e parë në luftën kundër koronavirusit në Amerikës.

Lexo edhe :  Tirana, qarku me rritjen më të madhe të popullsisë, por me rënien më të madhe të lindjeve

Fatma ka bërë çdo vit kërkesë për llotari që kur ishte 18 vjeç. Bashkëshorti i saj ka një hallë apo teze në New York e cila dikur ka ardhur edhe vetë në SHBA nëpërmjet kësaj llotarie. Tani është e moshuar dhe do të donte të kishte këtë familje të re afër saj.

Shoqata e Veprimit për Drejtësi ndërhyri që ta lidhte Fatmën me Shoqatën e Avokatëve Amerikanë të Imigracionit, Laboratorin e Inovimit të Ligjit dhe firmën avokatore Mayer Brown LLP. Ata hodhën në gjyq Administratën Trump dhe arritën një fitore të rëndësishme javën që shkoi. /Illyria/i

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV