Italia është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shtuar rastet pozitive me Covid-19.
Mësohet se numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Itali ka shkuar në 14 brenda një dite, lajm i cili është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.
Por nga ana tjetër lajm i mirë është se numri i të infektuarëve në 24 orët e fundit ka rënë krahasuar me ditët e tjera.
Deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 35,624, ndërsa në të gjithë territorin e Italisë janë shënuar 1,008 të infektuar me Covid, duke e çuar numrin e të sëmurëve në 288,761 në total. Ka.Li/fjala.al