Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Soreca: Veproni pa vonesë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është shprehur se procesi i emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese është kritike.

Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE inkurajon autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesa.

Postimi i plotë:

“Finalizimi i emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese është kritike. Bashkimi Europian vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Këshillit Europian.

Përfundimet e datës 25.03.2020 duhet të përmbushen para KPGJ-së së parë. Mendimi i Komisionit të Venecias siguron udhëzimet e nevojshme për të gjithë kompetentët për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për sa i përket rrugës e saj drejt integrimit.” Ka.Li/fjala.al