Jep dorëheqjen ministri i njohur/ Zbulohet shkaku

Jep dorëheqjen ministri i strehimit izraelit Yaakov Litzman. Dorëheqja e tij ka ardhur në shenjë proteste  kundër planeve për rivendosjen e izolimit për të dytën herë.

Duke komentuar masat  e izolimit, ministri u shpreh se kufizimet do të parandalonin popullin Hebre të festonin festat fetare përgjatë këtij muaji.

Urdhëri për izolimin e vendit pritet të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të prekë ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, Yom Kippur,  e cila është më 27 shtator.

Kërcënimet e tij shkojnë edhe më tej pasi ai ka paralajmëruar se do të tërheqë edhe partinë e tij ultra ortodokse hebreje nga koalicioni i qeverisë.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai foli për vendimin e qeverisë duke e cilësuar si gabim të rëndë pasi në këtë mënyrë po përbuzen mijëra qytetarë.

Që nga nisja e pandemisë, kryeministri Benjamin Netanyahu është përballur me një sërë kritikash sa i përket mënyrës së menaxhimit të Koronavirusit.

Kritikët e tij, kanë akuzuar kryeministrin se keqmenaxhimi dhe dështimi i tij kanë bërë që të rikthehet izolimi i vendit./Er.Ke/Fjala.al/

Ministri i sapoemëruar i strehimit dhe ish-ministri i shëndetësisë Yaakov Litzman, në ceremoninë e tij të instalimit në Ministrinë e Strehimit në Jeruzalem në 18 maj, 2020. (Olivier FitoussiFlash90)