Nxënësit e Pezë Helmësit nisin mësimin/Ruseti: Vit i vështirë por jo i pamundur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla 9-vjeçare e Pezë Helmësit doli jashtë funksionit si pasojë e termetit të 26 nëntorit.

Prej kohësh ka nisur rikonstruksioni i saj, ndërkohë që Bashkia e Tiranës, në dakordësi me prindërit e tyre, vendosën që mësimi të vijojë në mjediset e shkollës private “Vëllezërit Kajtazi”.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti ndoqi fillimin e procesit mësimor të nxënësve të Pezë Helmësit në shkollën e përkohshme “Vëllezërit Kajtazi”, prej nga ku uroi nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor.

“Zgjodhëm t’i urojmë suksese për vitin e ri shkollor nxënësve të shkollës “Pezë Helmës”, e cila u dëmtua nga tërmeti i vitit të kaluar, por që do duhet të kalojë në rikonstruksion, e për këtë arsye kemi bërë një sistemim të përkohshëm për ta në një shkollë, e cila i plotëson jo vetëm të gjitha kushtet, si për numrin e nxënësve në klasa, ashtu edhe për zhvillimin sa më mirë të mësimit. Deri tani mësimi është zhvilluar me klasa të reduktuara, duke respektuar protokollin anti-Covid. Besoj se ky është një fillim i mirë për të gjithë fëmijët e “Pezë Helmësit”, por edhe për të gjithë fëmijët e Tiranës. Shumë suksese për të gjithë fëmijët dhe mësuesit për këtë vit, që nuk është i lehtë, por jo i pamundur, për të dalë me nota të mira dhe për t’ia dalë mbanë edhe kësaj radhe”, tha Ruseti.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV