Veliaj: Rama po punon si trajner i mirë, vendimet i takojnë atij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Kryeminstri Edi Rama po punon për zgjedhjet si në vitin 2013, kurse opozita është në plazh.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai deklaroi se emërtimet si ministrja e Arsimit i takojnë kryeministrit Rama.

“Emërimet, si ministrja e Arsimit sot janë punë e Edi Ramës, pasi ai është kryeministër. Rama po drejton si trajner i mirë. Sot nuk kemi asnjë krizë financiare, në krahasim me palën që kemi përballë. Sot nuk kemi as tanke nëpër rrugë. Nuk kemi as TVSH që jep lajmet siç thotë partia. E mira nuk ka fund patjetër, por është një ekip i shkëlqyer.

Mua më duket se Edi Rama po punon si më 2013, kurse lideri i opozitës duket se është në plazh. Ngjan se kryeministri e ka nisur me vrull, ndërsa opozita e ka marrë situatën sikur është në plazh”, tha Veliaj.

Sipas tij, opozita e sotme shtoi pasurinë edhe kur shqiptarët ishin në krizë.

“Ne edhe për tërmetin kemi bërë gjithçka, iu kemi dhënë shtëpi njerëzve që kanë mbetur pa banesa nga ky tërmet. Kjo nuk është bërë për Italinë. Nuk dua që gjërat të bëhen politike. PD gënjen dhe gënjen hapur, siç gënjeu banorët e Shkodrës, që për 10 vjet nuk mori asnjë pagesë, nuk ka paguar të përndjekurit politikë, teksa të përndjekurit kanë marrë vetëm një këst.

PD del bllof përditë. Familja Cakoni humbi familjarë , të tjerët dolën me humbje ekonomike. Basha ka 4 shtëpi. Basha dhe kompanitë e lidhura me të kanë shtuar pasurinë në vitin që shqiptarët humbën banesat. Alternativa përballë Ramës është dikush që ka shtuar pasurinë gjatë pandemisë. Këta që flasin për oligarkët, duan që të pausurit të paguajnë më pak taksa”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV