Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot vijojnë ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të kompeticionit më të rëndësishëm në futbollin evropian, Champions League.

Nënkampionët ukrainas të Dinamos së Kievit sfidojnë holandezët e AZ Alkmaar në stadiumin NSC Olympiyskiy mbrëmjen e sotme.

Bardhë e blutë e Mircea Lucescu humbën sfidën në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar pasi u eliminuan nga belgët e Club Brugge me rezultatin 1-0.

Këtë herë ukrainasit presin në shtëpi skuadrën e drejtuar nga Arnold Slot. Fanella ukrainase është e vështirë për t’u mposhtur në shtëpi, megjithatë gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të luajtur prapa dyerve të mbyllura.

Nga ana tjetër, klubi hollandez filloi sezonin ri të kampionatit Eredivisie këtë fundjavë, që do të thotë se ata ende nuk kanë gjetur formën e tyre më të mirë fizike. Takimi i fundit midis dy ekipeve u zhvillua në Europa League dhjetë vite më parë, ku Dinamo i Kiev-it mposhti ekipin holandez pa ndonjë vështirësi.

Një duel tjetër i spikatur është ai i orës 20:00 ku PAOK-U i Selanikut pret në stadiumin Toumba Benfican e Lisbonës. Grekët e tejkaluan Beshiktash-in më lehtë seç pritej në raundin e dytë kualifikues, por do të kenë një sfidë mjaft të vështirë kundër shqiponjave të Primeira Liga. Për t’u mbajtur nën vëzhgim nga ekipi vendas do të jetë sulmuesi i Anglisë Chuba Akpom, i cili mund të përbëjë kërcënim për mbrojtjen portugeze.

Nga ana tjetër, Shqiponjat po luftojnë për të gjetur formën e duhur fizike pas pushimit të pandemisë, megjithse nuk ja dolën të mbrojnë trofeun e brendshëm. Benfica duket se vjen me ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, me transferimet e verës si Luca Waldschmidt, Pedrinho, Everton dhe Darwin Nunez, të cilët do të ndihmojnë në përmirësimin e lojës së tyre.

Lexo edhe :  Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Turi eliminator vijon me përballjen e orës 20:30, ku belgët e Gent sfidojnë ekipin e elitës së futbollit austriak, Rapidi i Vjenës./Fi.Ak/Fjala.al

Të fundit

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë kufijve të NATO-s, duke ngritur...

Lajme të tjera

Web TV