Atentati ndaj Preng Gjinit/ Gazetarja: Ja zanafilla e konfliktit të përgjakshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i makinës së Preng Gjinit ditën e djeshme tronditi kryeqytetin. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar për të kaluarën e shënjestrës së atentatit.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” zbërtheu me detaje se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë, duke lënë pas shumë viktima.

Sipas saj, shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali. Mësohet se gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për miliona euro tha gazetarja Lala, ndërsa gazetari Zhabina foli për një shumë prej 3 milion eurosh, që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur. Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”,- tha Lala.

Lexo edhe :  Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen planet

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Lajme të tjera

Web TV