Tre raste të reja në çerdhet e Delvinës/ Alarmohen prindërit

Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjithë vendin teksa çdo ditë shënohen raste të reja në vendin tonë.

U bë disa kohë që Delvina nuk po raportonte raste të reja me Covid-19 teksa ditën e sotme janë identifikuar 3 të infektuar.

Rastet janë shënuar në kopshte dhe çerdhe, ku burime informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Rastet e reja kanë rritur shqetësimin e prindërve për rrezikun e infektimit të fëmijëve.

Pa.Va/Fjala.al