Von der Leyen në Parlamentin Europian: Historike hapja e negociatave me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi sot në Parlamentin Evropian  se e ardhmja e rajonit të Ballkanit është në Bashkimin Europian.

Në fjalën e saj, ajo preku edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE duke i konsideruar historikë. Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe jo vetëm një ndalesë në rrugën e mëndafshit.

“Vendet e rajonit janë pjesë e Evropës, që ndajnë të njëjtën histori dhe fat me BE-në, dhe se e ardhmja e tyre qëndron brenda Bashkimit Evropian. Besimi është themeli i çdo partneriteti të fortë. Dhe Evropa do të jetë gjithnjë gati të ndërtojë partneritete të forta me fqinjët tanë më të afërt, e kjo nis me Ballkanin Perëndimor. Vendimi i gjashtë muajve më parë për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historike. Dhe në fakt e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, ne ndajmë të njëjtin fat, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe ata nuk janë vetëm një vend-ndalim përgjatë rrugës së mëndafshit. Ne do të paraqesim së shpejti një paketë për rimëkëmbjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor duke u përqendruar në një numër nismash për investime rajonale”, u shpreh Presidentja e KE.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori...

Lajme të tjera

Web TV