Dokumentet / Blofi i radhës i PD, Bashkia: Familja Balla tërheq çdo muaj bonusin e qirasë, do përfitojë dhe banesë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ashtu si në rastin e familjes Prendi pak ditë më parë, Partia Demokratike ka dalë sërish blof sot për një tjetër familje të prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat.
Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Alternativa e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për qytetarët e Tiranës është gënjeshtra dhe shpifja, me shpërndarje fake news-esh për familjet e prekura nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Spikerja e Lulzim Bashës mashtroi përsëri sot me familjen e Jani dhe Bukurie Ballës nga Kombinati, duke e shitur rastin e tyre për përfitime të shëmtuara politike. Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla në Njësinë Administrative 6, është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.
Më tej Bashkia sqaron se deklarata e PD-së se kjo familje nuk është ndihmuar është një mashtrim i ulët i Lulzim Bashës. Sikurse provohet edhe nga dokumentet, bonusi i qirasë është tërhequr rregullisht nga zonja Balla. Bashkia bën të ditur se gjatë kësaj kohe familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re.
“Për të provuar edhe një herë gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së dhe përdorimin që po i bën fatkeqësisë së tërmetit, si në rastin e z. Nik Prendi të disa ditëve më parë, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë znj. Bukurie Balla.
Tërheqja e fundit e bonusit të qirasë në Postën Shqiptare, me firmën e vetë znj. Balla, ka ndodhur në datë 26 Gusht 2020. Gjithashtu, familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re”, thekson Bashkia Tiranë.
Duke e cilësuar Lulzim Bashën dhe PD një parti fake news-esh, Bashkia i bën thirrje opozitës që të mos luajnë me fatkeqësinë e tërmetit. “Lulzim Basha e ka kthyer partinë në prodhuese fake news-esh, kurse spikeret e tij në disa shpifës të dënuar nga Gjykata e Tiranës. Përpiqen më kot të gjejnë një qytetar që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia e Tiranës në fatkeqësinë e tërmetit. E nga dëshpërimi nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpifin publikisht, duke turpëruar veten dhe qytetarët”.
Bashkia e Tiranës siguron se ashtu si në rastet e tërmetit të 21 shtatorit 2019 ku është ndihmuar çdo qytetar të prekur, qoftë me pagesë cash për riparimin e dëmeve, qoftë me rindërtimin e shtëpisë së shpallur të pabanueshme, edhe të prekurit e tërmetit të nëntorit 2019, do të vazhdojnë mbështeten përmes bonusit të qirasë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Paralelisht, Bashkia e Tiranës vijon punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po vijojnë procedurat për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV