Rama e emëroi si ministre e Arsimit, mbërrin në Presidencë kërkesa për dekretimin e Evis Kushit

Evis Kushi u emërua nga Kryeministri Rama si ministre e Arsimit e cila do të zëvendësojë ish-ministren Shahini.

Paraditen e sotme ka mbërritur në Presidencë kërkesa për dekretimin e saj në postin e ministres së Arsimit deputeten socialiste Evis Kushi.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri. /Ra.My.Fjala.al/