Hajnaj mesazh hetuesve: Ju ftojmë të jeni pjesë e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, i bën thirrje të gjithë atyre që plotësojnë kriteret për të qënë pjesë e kësaj strukture të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit të bëjnë aplikimin e nevojshëm.

Hajnaj thekson gjithashtu se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent dhe se për të gjithë interesuarit aplikimi duhet të bëhet para datës 29 shtator 2020.

Mesazhi i Hajnajs:

Për Aplikimet për pozicionin e lirë të Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së)

Falenderoj kanidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020.

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin” e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

SPAK ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Aida Veizaj (Hajnaj)

Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV