Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Mbrëmjen e sotme në Durrës ka patur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë kanë ngelur dy persona të plagosur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar 6 persona të dyshuar në komisariat. Ndërkohë dy personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Pa.Va/Fjala.al