Ndërron jetë njëri prej të plagosurve në Durrës

Zbulohet identiteti i dy personave që mbetën të plagosur sonte në lagjen 13 në Durrës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur babë e bir, Armando Baboçi, 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç, ky i fundit ka ndërruar mbiemrin.

Sipas informacioneve të fundit, babai ka ndërruar jetë ndërsa i biri ndodhet i plagosur në spital.

La.Mi/Fjala.al