Rama: Gjermania vend demokratik, nuk na kushtëzon për negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një intervistë për DW se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.

“Gjermania është një vend demokratik, ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin tonë zgjedhor, kemi bërë gjënë e duhur edhe në funksion të ambicies tonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik dhe jam i bindur që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për ligjin antishpifje, ku nënvizoi se do të merren në konsideratë rekomandimet e komisionit të Venecias.

“Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohet në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë.  Ne kemi bërë një ligj që është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh Rama.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV