Vazhdojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit në Fushë-Krujë.
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e fshatit Derven.
Flakët kanë qënë aq të fuqishme sa janë djegur afro 20 hektarë me pyje e shkurre, ndërkohë që zjarrfikëset prej një ore po tentojnë të shuajnë zjarrin .
Terreni nuk është i favorshëm pasi zona është e mbuluar nga shkurret dhe pemët dhe kjo bën që forcat zjarrfikëse të hasin vështirësi në përmbylljen me sukses të këtij operacioni.
Sipas burimeve zjarri po përparon me shpejtësi dhe si pasojë rrezikohen disa banesa në afërsi të fshatit Luz. Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm . /Ra.My.Fjala.al/