Shokoi edhe zjarrfikësit/ Burri hyn mes flakëve për të shpëtuar qenin (Video)

Dashuria per kafshët shpesh herë i shtyn njerzit të sakrifikojnë edhe nga vetja e tyre. Lidhja mes tyre është aq e fortë sa dikush që dikush që nuk ka kafshë shtëpiake vështirë se mund ta kuptojë. Madje ka dhe nga ata persona që i kanë fobi kafshët dhe u duket e pazakontë të kenë kontakte me to.

Shembulli më i mirë i lidhjes me kafshët është burri në videon e mëposhtme i cili rrezikon jetën e tij për të shpëtuar qenin. Siç duket dhe nga pamjet, në një banesë kanë shpërthyer flakët dhe zjarrfikësit tentojnë të shuajnë zjarrin.

Por ata habiten kur një burrë hyn pa u menduar dy herë mes flakëve duke rrezikuar jetën e tij. Ajo që ndodhi më pas i surprizoi ata sepse ai u rikthye me qenin e tij që ndodhej në banesën e pushtuar nga flakët.

Ai nuk mund t’ja lejonte vetes që të humbiste mikun e tij më të mirë.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

 

 

Pa.Va/Fjala.al