Me këngë e me valle patriotike/ Meta vizitë në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në Ansamblin “Kuvendi i Zall Dardhës”, në Dibër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë”. Kreu i shtetit thekson se një ndër këngët më të dashura për të është edhe kënga e Hajredin Pashës.

Postimi i Metës:

“Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.

Trimërinë dhe heroizmin e dibranëve në luftërat për mbrojtjen e territorit dhe identitit tonë kombëtar, populli e ka përjetësuar në këngë.

Padyshim një ndër më të veçantat, dhe një nga më të dashurat për mua është edhe Kënga e Hajredin Pashës.

Por më të jashtëzakonshme e bëri për mua, këngëtarja më e re e Ansamblit “Kuvendi i Zall Dardhës”, Elisa Skarra, vogëlushja 10-vjeçare, që të mahnit jo vetëm me talentin e jashtëzakonshëm, por edhe me dashurinë e madhe për Atdheun e rrënjët e të parëve.

Një falenderim të veçantë kam për prindërit e saj që kanë mbajtur gjallë traditat dhe kanë trashëguar tek brezi më i ri vlerat tona më të mira kombëtare. Model frymëzimi për të gjithë!

Ju përshëndes me këtë interpretim virtuoz të artistes sonë Elisa Skarra”, shkruan Meta.


Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Pogba më në fund “ribëhet” futbollist, Neymar firmos kontratën e re

Lëvizja interesante shihen në të gjitha ligat kryesore në Evropë në këtë periudhë merkato, ku natyrisht Anglia dhe Italia...

Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe, automjeti shkrumbohet nga zjarri

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhë në Tiranë, pranë një karburanti në zonën e Saukut. Bëhet me dije se shoferi i...

Tragjike në Devoll! U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e tij në...

Trump mburret pas Samitit të NATO-s: Shtohen mbi 1 trilion dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump, lavdëroi veten dhe administratën e tij, për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare...

Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhet e...

Lajme të tjera

Web TV