Parashikimi për sot/ Ja si do të jetë moti për ditën e shtunë

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët me intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek./Bl.Ba/Fjala.al