Fier, 19-vjeçari me ‘Audi’ përplas një kalimtar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 19-vjeçar duke drejtuar makinën e tij me shpejtësi ka përplasur një 46 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ku shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

La.Mi/Fjala.al