Njujorkezët ‘harrojnë’ Covid-19, festë çdo mbrëmje nëpër lagje në orën 19:00 -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat kufizuese, anulimi i pushimeve dhe mbyllja e pjesshme e shkollave nuk kanë ndalur shpirtin ngazëllues të qytetit të Nju Jorkut. Mes pandemisë së vazhdueshme, e vetmja festë e bllokut,”Covid-Release”, që respekton distancimin fizik vazhdon të mbahet në Nju Jork dhe vazhdon të fitojë zemrat e banorëve të tij.

Rrugët e Nju Jorkut janë bosh. Tingulli i borisë në mbrëmje është bërë pjesë e realitetit të ri këtu në Bruklin. Ai i njofton banorët për festën e bllokut në qytetin që ndodhet në karantinë. Ajo ka vazhduar çdo mbrëmje që nga pranvera e këtij viti. Dhe gjithçka filloi kur Gail Bryan-Vill dëgjoi duartrokitjet jashtë banesës së saj.

“Kam dëgjuar tinguj të goditjes së tenxhereve dhe pyeta çfarë është kjo? Dhe ajo (komshiu im) më tha është ora shtatë, ne e bëjmë këtë në këtë kohë! Fillova ta shoh këtë lloj ngjarje edhe në lajme dhe pastaj fillova të marrë pjesë edhe unë!”

“Ajo vendosi të bëhej pjesë e ngjarjes. Kishte një zile dhe një bilbil dhe ajo filloi të dilte përjashta për të fishkëlluar dhe duartrokitur me të gjithë të tjerët!”, tha Jo Vill, organizator i festës.

Ajo që filloi si një festë e vogël u shndërrua shumë shpejt në një festë lagjeje. Banorët e lagjes thonë se kjo e bën më të lehtë ballafaqimin me realitetin e ri të krijuar nga pandemia e koronavirusit. Kjo gjithashtu krijon një mundësi që njerëzit të ndihmojnë njëri-tjetrin në këto kohë të vështira.

“Ky është burri im, ai është mjek dhe u sëmurë rëndë. Ai u infektua në punë me Covid-19 për tre javë. Nuk e kam parë kurrë kaq të sëmurë! Ishte vërtet e frikshme”, tha Kahlila Kramer, mësuese e jogas.

Lexo edhe :  Gjobë e çuditshme/ Drejtimi i mjetit me pallto apo xhup mund tu kushtojë deri në 200 euro

“Duke marrë parasysh se shumë njerëz ose kanë pasoja të përhershme ose kanë vdekur, unë isha me fat që kjo nuk ndodhi me mua. Isha mjaft i sëmurë dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte!”, tha Anthony Vavasis, mjek.

Fqinjët nuk ankohen për zhurmën. Përkundrazi, banorë nga të gjitha moshat dhe profesionet thjesht dalin përjashta për të marrë pjesë në festën e lagjes..

“Kjo me të vërtetë u rrit dhe u shndërrua në këtë festë të madhe, e cila për mua tani duhet të përsëritet edhe nesër!”, thotë dizajneri Frederique Dessmond.

“Kjo duhet të ndodhë në çdo bllok tani, sepse shkon përtej racës, orientimit seksual, llojeve të trupit, moshës”, tha kuratori Emmanuel Babou.

Meqenëse ballkoni i banesës së familjes Vill është bërë qendra e festës së bllokut, ata ndihen disi përgjegjës për atë që e kanë nisur.

“Nganjëherë bashkëshortja ime del këtu para banesës. Ajo i përshëndet njerëzit, u jep ujë dhe maska atyre që kanë nevoje!”, thotë Jo Vill, organizator i festës.

“Shumë njerëz në fillim kishin frikë të kërcenin, dhe pastaj ata e kuptuan se nuk ka rëndësi se si vallëzoni. Tani ata po kërcejnë lirshëm!”, thotë Gail Bryan-Vill, organizatorja e festës.

Megjithëse njerëzit e pëlqejnë festën e bllokut, shumë prej tyre shpresojnë që ajo do të ketë një fund të logjikshëm, sepse nuk do të ketë më nevojë për këtë pas përfundimit të pandemisë. Por për momentin, çdo festë përfundon me ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të reja të koronavirusit./VOA/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Në Pallatin e Brigadave kryeministri Rama ka mbledhur ministrat dhe drejtuesit e qarqeve. Ky është takimi i dytë, si vijimësi...

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

Misioni i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Althea në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) pritet të përforcohet me 400 ushtarë shtesë dhe katër helikopterë, si...

Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një iftar. Në fjalën e tij,...

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për...

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata...

Lajme të tjera

Web TV