Pranga 20-vjeçarit që plagosi me armë Spartak Beqarajn në Astir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një ore në arrati u vu në pranga autori i plagosjes së 45 vjeçarit Spartak Beqaraj në Astir.

Policia njofton se 20-vjeçari me iniciale A.M është shoqëruar për në komisariat.

Pas një konflikti të çastit, 20-vjeçari qëlloi me armë zjarri në këmbë Spartak Beqarajn.

45-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Lajme të tjera

Web TV