Qyteti i Wuhan-it ku ‘lindi’ kor*navirusi regjistron zero raste të reja, hap klubet e natës

Qyteti kinez i Wuhan-it, nga ku dyshohet se ka ardhur koronavirusi, nuk ka raportuar asnjë rast të ri në 24 orët e fundit.

Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime, duke ofruar pamje qe tashmë i ngjajnë botës që njihej para pandemisë.

Edhe pse në vendet e tjera shifrat kanë filluar që të rriten, Kina duket se po i rikthehet normalitetit, pasi shifrat e infektimeve të reja dhe viktimave janë ulur ndjeshëm. Ka.Li/fjala.al