Vllaznia dhe Apolonia, “paqe” në miqësoren e 8-të në një muaj për shkodranët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet me rrjeta të paprekura takimi i luajtur në “Loro Boriçi” dhe i transmetuar nga RTSH Sport. Vllaznia, e cila ka zhvilluar të dielën edhe miqësoren e 8-të, duke u ndarë me rrjeta të paprekura me Apoloninë, në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Ka qenë një ndeshje ku dy trajnerët, gjermani Tomas Brdariç i shkodranëve dhe italiani Xhovani Kolela i fierakëve, kanë patur mundësinë të shikojnë gjendjen e futbollistëve të tyre, por edhe të provojnë skema të ndryshme loje në pritje të nisjes së Kategorisë Superiore.

Në mungesë të ndeshjeve zyrtare, për shkak të vazhdimit të bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit, ekipet shqiptare vijojnë t’i mbajnë lojtarët e tyre në tonus nëpërmjet ndeshjeve miqësore. Dhe një nga skuadrat më aktive, teksa ka luajtur që nga 10-ditëshi i fundit i gushtit 7 takime miqësore, ka qenë Vllaznia, e cila ka zhvilluar të dielën edhe miqësoren e 8-të, duke u ndarë me rrjeta të paprekura.

Brdariçi e nisi ndeshjen me Qarrin në portë, e më pas me Lekajn, Shehin, Imamin, N. Hoxhajn, Ramadanin, Uheid. Hoxhën, Kalanë, Mandiangunë, Çobën, Dilaverin e zëvendësuar drejt fundit të pjesës së parë nga Deda.

Në krahun tjetër, Kolela u kundërpërgjigj me Cakon në portë, e më pas me Soton, Cullin, Andonin, Mehmetin, Zogajn, Haxhiun, Hebejën, Zaimajn, Ejohun dhe Gjatën. Pavarsisht rasteve të shumta të krijuara, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Në fakt, ishin fierakët ata që dhanë sinjalin e parë me Ejoh, por topi u ndal te shtylla. Më pas loja foli për shkodranët, që iu afruan disa herë golit, me Dilaverin si dhe Mandiangunë apo Dedën, por pa sukses dhe pjesa e parë mbyllet kështu pa gola.

Lexo edhe :  Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Në pjesën e dytë, Vllaznia e mbizotëroi lojën, duke mos arritur sidoqoftë të gjente golin, përtej ndërrimeve që trajnerët Brdariç dhe Kolela bënë. Vendasit ia dolën të dërgonin topin në fundin e ndeshjes, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Përfundimisht 0-0 dhe asnjë fitues mes Vllaznisë dhe Apolonisë, në atë që padyshim ishte një test i dobishëm për të dyja skuadrat.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive...

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Lajme të tjera

Web TV