Balla ‘thumbon’ juristin për votat: E paske matematikën si Luli

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përfshirë në një debat teknik me juristin Adriatik Lapaj  lidhur me faktin se si do numërohen votat për të nxjerrë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.

Menjëherë sapo ky i fundit nisi shpjegimin, Balla e kundërshtoi me ironi duke i thënë “e paske matematikën si Luli”

Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.

Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve

Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve

Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione.

Balla:  Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu

 

Pa.Va/Fjala.al