Italia është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi, e cila është cilësuar dhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 17 persona dhe janë infektuar 1,350 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 35.724 ndërsa numërohen në total 218.703 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 218.703 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 352 pacientë. Ka.Li/fjala.al