Besiana Kadare në 75 vjetorin e Kombeve të Bashkuara: Pata nderin të prezantoja deklaratën e Presidentit Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomatja e njohur shqiptare, Besiana Kadare, e njohur edhe si vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ pjesëmarrjen e saj në një nga eventet më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara.

Besiana Kadare njofton përmes një shkrimi dhe disa fotove se ka që pjesë e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria është prezantuar nga Presidenti Ilir Meta.

“Pata nderin të prezantoja me video deklaratën e Presidentit në këtë event” shkruan Kadare.

Ndër të tjera ajo shkruan se Shqipëria rinovoi angazhimin e saj të vendosur në mbështetjen e një multilateralizmi gjithëpërfshirës, me KB në qendër të saj.

Postimi i plotë i Besiana Kadare

Sot përkujtuam 75 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, përmes një ngjarjeje të nivelit të lartë. Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Republikës, H.E. Z. Ilir Meta, ndërsa unë isha e pranishme në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe pata nderin të prezantoja deklaratën e tij me video të regjistruar.

#Shqipëria rinovoi angazhimin e saj të vendosur në mbështetjen e një multilateralizmi gjithëpërfshirës, me KB në qendër të saj.
Të lumtur që u kthyem, së bashku kolegët e mi, në sallën emblematike të GA. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV