Durrës/ Vrau me thikë 33-vjeçarin, Arbër Kote arrestohet dhe pranon krimin

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për autorin e vrasjes së Idajet Dullës më 19 shtator.

Autori ka pranuar krimin përpara autoriteteve është shprehur i penduar dhe i ka kërkuar falje familjarëve.

Arbër Kote i cili drejtonte një furgon është zënë me Idajet Dullën pasi i kishte zënë rrugën dhe më pas i ka ngulur atij thikën në zemër duke e lënë të vdekur.

Autori i krimit u arrestua më pas dhe tashmë është lënë në burg. /Ra.My.Fjala.al/